Nga dita e martë, Austria nën izolimin e valës së dytë të Covid -19
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 31 October 2020
Kur drafti i masave të reja mbrojtëse Covid -19 rrodhi nga autoritetet austriake të premten, shpejt u bë e qartë se pikë kryesore e draftit do të jetë edhe kufizimi i orës së lëvizjes. Të gjithë austriakët duhet të kenë ndonjë arsye të domosdoshme për të lënë shtëpinë. “Shërimi fizik dhe mendor” është një prej tyre. Masat do të zbatohen deri më 30 nëntor, shkruajnë mediat austriake,përcjell Albinfo Austria.
Megjithatë, se kur do të hynë në fuqi masat e reja, nuk ishte e definuar. Tashme është bërë e ditur edhe dita. Nuk do të jetë as dita e hënë dhe as e mërkurë.
Me sa duket qeveria ka rënë dakord që të lejojnë të festohet edhe festa e krishterë “Dita e të gjithë shenjtërve dhe dita e të vdekurve” duke respektuar masat e mëparshme.
Sidoqoftë, policia do të kontrollojë gjithnjë e më shumë varrezat. Kur ora bëhet 00.00 dhe shënon datën e 3 nëntorit, rregullorja e re hynë në fuqi.
Ata që gjenden në rrugë pas datës 3 nëntor dhe gjatë orëve të natës midis orës 20:00 dhe 06:00 të mëngjesit, duhet të paraqesin një nga pesë arsyet e mëposhtme:
Shmangia e rrezikut të menjëhershëm për jetën, gjymtyrën dhe pronën
Kujdesi dhe ndihma për njerëzit në nevojë për mbështetje, si dhe ushtrimi i të drejtave familjare dhe përmbushja e detyrave familjare
3.Mbulimi i nevojave themelore të jetës së përditshme
4.Qëllime profesionale, nëse është e nevojshme
5.Qëndrimi jashtë shtëpisë për relaksim fizik dhe mendor.
Çka do të mbyllet e çka jo?
Gastronomia do të mbyllet për katër javët e ardhshme. Edhe hotelet poashtu. Lejohet vetëm ofrimi i shërbimeve i marrjes me vete “Take –away” dhe dërgimit të porosisë. Por, edhe këto shërbime lejohen vetëm nga ora 06.00 e mëngjesit dhe deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Ndërkohë pritet të mbyllen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe aktivitetet e kohës së lirë. Mbyllje do të këtë edhe për lokalët e jetës së natës.
Sipas mediave austriake, për dallim nga mbyllja totale e muajt mars, këtë herë nuk do të këtë.
– Shkollat: Do të vazhdojnë të mbesin të hapura.
– Shërbimet ushqimore: Edhe shërbimet ushqimore dhe dyqanët e shitjes më pakicë lejohen të janë të hapura. Por, vlejnë të njëjtat rregulla, maska e domosdoshme dhe vetëm 10 metra katrorë për klient si dhe dezinfektues.
– Sallonet e frezuarve gjithashtu mund t’u shërbejnë klientëve të tyre në sallon sipas këtyre rregulloreve të higjienës.
-Punë nga shtëpia (Home Office), rekomandohet që sipas mundësive të vazhdohet edhe në të ardhmen të punohet nga shtëpia.
Të tjera
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...