Lajme

Nga dialogu e deri te pandemia, gjithçka çfarë Borrell i tha Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 29 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot në takim nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në Bruksel.

Në një konferencë të përbashkët pas takimit më Kurtin, Borell zbardhi detaje se çfarë u bisedua në takim përderisa i tha Kurtit se mënyra e vetme e Kosovës drejt BE-së është përmes dialogut, shkruan Gazeta inFokus.

“Lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë. Rruga Evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog, nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka rrugë tjetër. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është esenciale për të marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë punë e inkurajoj kryeministrin Kurti  që të përfshihet në këtë çështje. Dhe gjithashtu edhe unë edhe ekipi im dhe përfaqësuesit e lartë jemi duke bërë punën tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa përveç dialogut ai theksoi edhe gjithë ndihmën që i ka bërë Kosovës, BE-ja që nga viti 2005 e kjo sipas tij është përgjigje për ata që po thonë se Bashkimi Evropian nuk po i ndihmon Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Borrell i thekson Kurtit: Nuk mund të hidhni poshtë punën e qeverive të kaluara për dialogun

“Ne ju përgëzojmë për angazhimin tuaj për rimëkëmbjen ekonomike për kalimin e pandemisë dhe ne jemi një ndihmues shumë i madh ndoshta më i madhi për Kosovën nga Bashkimi Evropian. Dëgjojmë shpesh duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke ndihmuar më shumë por ne mund të themi se që nga viti 2005 Kosova ka marrë 1.5 miliardë ndihma nga BE-ja që nëse i llogarisim mund të themi që janë pothuajse 100 milionë euro në vit por kjo është më shumë se impresive”, u shpreh Borell.

Në vzhdim mund të gjeni deklaratën e tij të plotë të transkriptuar drejtuar Kurtit në këtë konferencë:

“Jam shumë i kënaqur që prita sot kryeministrin e Kosovës, z. Kurti si përfaqësues i lartë i BE-së në politikën e jashtm , faleminderit z. Kryeministër që zgjodhët Brukselin si udhëtimin tuaj të parë si kryeministër dhe kjo është një sinjal i qartë për aspiratat e Kosovës drejt BE-së dhe shpresoj që kjo vizitë do të shënojë fillimin e bashkëpunimit të ngushtë drejt përparimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së.

Prandaj këto i kemi diskutuar ne sot të gjitha këto cështje bilaterale si dhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi si dhe zhvillimet rajonale.

Unë ju përgëzoj juve për një mandat të fortë që keni marrë në zgjedhjet e fundit si dhe një person kur e merr një mandat të tillë nga qytetarët kjo do të thotë se ata po të ofrojnë ty, një pozitë për të shtyrë Kosovën drejt Bashkimit Evropian, standardeve evropiane dhe ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë mundësi sepse ne gjithashtu duam të shohim Kosovës që po përparon drejt rrugës evropiane.

Më lejoni të them se Kosova nuk është e vetme në këtë rrugë, ju mund të llogarisni në vazhdimësi në reformat dhe në të gjitha çështjet dhe është shumë me rëndësi por megjithatë nuk janë të mjaftueshme.

Ne ju përgëzojmë për angazhimin tuaj për rimëkëmbjen ekonomike për kalimin e pandemisë dhe ne jemi një ndihmues shumë i madh ndoshta më i madhi për Kosovën nga Bashkimi Evropian. Dëgjojmë shpesh duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke ndihmuar më shumë por ne mund të themi se që nga viti 2005 Kosova ka marrë 1.5 miliardë ndihma nga BE-ja që nëse i llogarisim mund të themi që janë pothuajse 100 milionë euro në vit por kjo është më shumë se impresive.

Lidhur me situatën e pandemisë ne i kemi dhuruar Kosovës edhe 68 milion euro të tjera dhe miliona të tjera për çështje mikrofinanciare .

Kemi kritika herë pas here por kjo është vetëm sa për të ju treguar të gjithë atyre që thonë se BE-ja ka pak interesim për Kosovën.

Dhe sa i përket vaksinave jo nga COVAX por nga Bashkimi Evropian do ti dërgojmë Kosovës sasi të vaksinave dhe kjo e bën Bashkimin Evropian një prej kontribuuesve më të mëdhenjë të Kosovës.

Lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë. Rruga Evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog, nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka rrugë tjetër.

Për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është esenciale për të marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë punë e inkurajoj kryeministrin Kurti  që të përfshihet në këtë çështje. Dhe gjithashtu edhe unë edhe ekipi im dhe përfaqësuesit e lartë jemi duke bërë punën tonë.

Dhe jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në mënyrë që ta sjellim atë drejt familjes evropiane që është duke vazhduar dhe është biseduar në qeveritë e kaluara dhe nuk mund të hedhim poshtë gjithçka çka është punuar me qeveritë e kaluara por ju inkurajojmë që edhe ju të vazhdoni këtë proces.

Për të vazhduar këtë proces kemi një vonesë andaj nuk do të jetë lehtë, por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin dhe për popullin në Kosovë dhe në Serbi.

Prandaj ne do të kemi shumë shpejt takimin e lartë në Bashkimin Evropian. Më lejoni të vendos pak a shumë një datë të caktuar nga ana ime por ne jemi dakorduar që të fillojmë këtë çështje.

  1. Kurti faleminderit për këtë bisedë të këndshme dhe dëshirën tuaj që të përfshiheni por në fund KoSOVA ka nevojë dhe ne jemi këtu vetëm për të ju ndihmuar”.

Ndërsa kujtojmë që po në këtë konferencë Kurti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor në muajin maj në Bruksel./Gazeta inFokus/

 

Të tjera