Rozë

Nga Dhërmia, Sin Boy i kushton fjalë dashurie Rinës

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 20 May 2020

Një çift shumë i komentuar në shoubiz janë edhe Rina Balaj dhe Sin Boy, të cilët tashmë i shohim të pandarë kudo.

Dyshja këto ditë po qëndrojnë në Dhërmi, meqë rast nuk kanë hezituar të ndajnë me ndjekësit fotografi nga plazhi, ku po merrnin rreze dielli pas lehtësimit të masave për menaxhimin e pandemisë.

Së fundi, ishte Sin Boy ai i cili publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet bashkë me reperen duke lënë plazhin dhe po drejtoheshin në vendin ku po qëndrojnë.

-Advertisement-

“Nuk do të mund ta bëja këtë kurrë pa ty”, ka shkruar Sin Boy sipër imazhit me Rinën.

Për ndryshe, dy artistët po shijojnë suksesin e albumit të ri “MM”, i cili po qëndron i pari në iTunes të Greqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera