Lajme

Nga cila moshë mund të vaksinohen fëmijët në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 08 September 2021

Në Kosovë, leje për t’u vaksinuar kanë të rinjtë e moshës 14 deri në 16 vjeç dhe atë vetëm me vaksinën Pfizer, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo, pavarësisht, se numri i të rinjve të infektuar është rritur dukshëm dhe se ka raste kur edhe foshnjat po përfundojnë në fatalitet nga virusi COVID-19.

Të martën nga ky virus humbi jetën një dyvjeçar e ditëve të kaluara humbën jetën edhe disa nëna shtatzëna së bashku me foshnjat e tyre.

-Advertisement-

Nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Infokus kanë sqaruar se në vend më leje të këtij institucioni mund të vaksinohen vetëm moshat 14 – 18 vjeç, derisa për moshat më të reja nuk është marrë ende ndonjë vendim.

“Sa i përket fëmijëve, në Kosovë mund të vaksinohen personat 16 vjeç e me lart (prej 16-18 me Pfizer, me lart se 18+ edhe me AZ) si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç (me Pfizer), por fëmijët që kanë indikacione shëndetësore apo imunitet të kompromituar. Nëse merret ndonjë vendim për moshat më të reja, do të njoftohet publiku dhe prindërit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim të Msh-së.

Gazeta Infokus ka raportuar të mërkurën po ashtu se zyrtarët në qendrat e vaksinimit po refuzojnë që ti vaksinojnë gratë shtatzëna derisa rastet e shtatzënave të infektuara por edhe rasteve të nënave dhe foshnjave që po humbin jetën janë rritur.

Derisa në 24 orët e fundit në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK po trajtohen 3 foshnja që u lindën nga nënat e infektuara me COVID-19 e një prej këtyre foshnjave është në gjendje të rëndë./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera