Sport

Nga Brazili në Kosovë për t’u shpallur kampion – kështu e festoi titullin braziliani (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 23 May 2019

Fantazia e Jean Carioca në fushën e lojës, e ka ndihmuar jo pak Feronikelin drejt titullit kampion në elitën e futbollit kosovar për edicionin 2018/2019.

Braziliani i transferuar në Drenas me kërkesën e Sulejman Starovës verën e kaluar, ka bërë paraqitje pozitive nën fanellën e Niklit që në fund u shpërblyen me titullin kampion, përcjell Gazeta Olle.

E të dielën, Carioca nuk ishte i vetmuar në festë. Ai pati pranë familjen e tij, më saktësisht gruan dhe vajzën.

-Advertisement-

Ata zbritën në fushë për të festuar me mesfushorin këtë arritje të madhe. Carioca ka bërë 29 paraqitje nën fanellën e Feronikelit këtë edicion.

Ai ka kontribuuar me 11 gola dhe pesë asistime. Në total, Carioca ka qenë në fushë për kampionët e ri këtë edicion për 2397 minuta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera