Nga Beogradi në Tiranë: Çka i tha Merkel Vuçiqit për Kosovën?
Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 14 Shtator 2021
Kancelarja gjermane Angela Merkel përfundon sot vizitën e saj në Beograd, nga ku do të udhëtojë drejt Tiranës.
Sipas Tanjug, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do ta përcjellë atë nga aeroporti i Beogradit.
Kreu i shtetit serb i cili mirëpriti Merkelin me nderimet më të larta shtetërore pasditen e së hënës, tha në fund të fjalimit të përbashkët para mediave me Merkelin se Serbia është shtëpia e saj e dytë.
Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Vuçiq dhe Merkel vazhduan bisedimet në darkën e punës.
Në kryeqytetin e Serbisë, Merkel u pyet se a duhet Serbia ta pranojë shtetin e Kosovës para se të anëtarësohet në BE.
“Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë se jo krejt vendet anëtare të BE-së e kanë pranuar Kosovën. Problemet duhet të zgjidhen që të hapet procesi i antarësimit në Union. Por, nuk ka kuptim të flitet për fundin e një procesi derisa të mos zgjidhen problemet tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo pyetje nuk do të zhduket”, deklaroi ajo.
Nga ana e tij, Vuçiq e tha se e di që pa e zgjidhur “problemin me Prishtinën” Beogradi nuk mund të hyjë në Union.
Pas Serbisë, kancelarja gjermane udhëton për në Shqipëri ku do të takohet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit ku pjesë e takimit është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...


































