Sport

Nga BBC në BBA

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 14 August 2018

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka lënë një vrimë të madhe për t’u mbushur, shkruan GazetaFokus.

Benzema, Bale dhe Ronaldo – BBC,  ishte një nga treshet më të famshme në historinë e klubit të Realit, por tani ka mbetur pa udhëheqësin e saj të madh.

Kjo do të thotë se trajneri i ri Julen Lopetegui është i detyruar të rishikoj planet e tij sulmuese. Marco Asensios i është dhënë rasti të jetë zëvendësuesi i Ronaldon dhe BBC tani bëhet BBA.

-Advertisement-

Largimi i Ronaldos detyron atë të ketë tani barrën dhe përgjegjësinë, diçka që ylli portugez ishte i lumtur ta kishte mbi supet e tija. Pjesa tjetër mund të pushonte kur Cristiano ishte në fushë, sepse e dinin se Cristiano i mbulonte të gjithë, por tani secili duhet të marrë pjesën e tyre të ngarkesës dhe të mbajnë përgjegjësinë.

LEXO EDHE: Milan? Jo, ky mund të jetë ekipi i ri i Savic

Pa Ronaldon, ata të gjithë tani duken dhe ndjehen më të lumtur dhe janë më të lirshëm për t’I shprehur aftësit e tyre në sulm. Tani ka vend për të gjithë dhe ata nuk janë më të lidhur me një sistem special.

Los Blancos kanë rritur gjithashtu intensitetin e tyre në repartin defanzivë me këtë treshe. Prania e Asensio jep më shumë agresivitet në fazën e mbrojtjes së kundërshtarit.

Tani, Lopetegui ka më shumë hapësirë ​​për të manovruar dhe hartuar një strategji që synon realizimin e më shumë mundësive nga mos prania e.Ronaldos i cili ishte i  paprekshëm dhe i pazëvendësuseshëm.

Pa një yll të nivelit të tij, trajneri ka më shumë liri veprimi për të ndryshuar planet e tij taktike dhe për të zbatuar taktika të ndryshme. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera