Nga “anatemimi” deri te “hyjnizimi” i Molliqajt
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 11 January 2018
Shkruan: Flamur Kuçi
Se do të vie koha që shoqëria “demokratike” kosovare, do ta cilësojë dikë brenda Vetëvendosjes si liberal, si të shtypur e të linçuar, këtë nuk do ta besonte as optimisti më sy-mbullur. Por, ja që erdhi kjo kohë, dhe merreni me mend, liberali, i linçuari e i opresionuari nga vet partia e tij, është Dardan Molliqaj, ish-sekretari organizativ i VV-së, deri pak para zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjithsecilit prej nesh i kujtohet shumë mirë i ashtuquajturi “anarkisti”, tashmë liberali Molliqaj, kur në janarin e 2015-tës, i pati dhënë ultimatum policisë së Kosovës, e po ashtu e pati nxjerrë me forcë nga vetura një zyrtar qeveritar, ku më pas turma e trimëruar nga ky veprim i tij, ia demoluan tërësisht veturën (në po të njejtën protestë, Albin Kurti u qëllua me grushte nga pjestarët e PK-së). Pas këtyre veprimeve nuk la kush nga shoqëria civile e nga klasa politike pa kërkuar burgosjen e tij, madje nga militantët partiakë të partive në pushtet, në rrjetet sociale bëhej thirrje për likuidimin fizik të tij. I njohur si shkaktari kryesor për prishjen e koalicionit me AAK-në dhe Nismën, mos-afrimin me LDK-në para zgjedhjeve të Qershorit 2017. Po i njejti, që përkundër se kishte fletarrest të lëshuar për një kohë të gjatë, punonte e jepte intervista nga zyra e tij, plotësisht i pa-penguar nga organet e rendit. Këto dhe shumë veprime të tjera të Dardanit, bënë që të fitonte antipatinë e shumicës së shoqërisë e simpatinë e shumicës së antarëve dhe aktivistëve (siç.) të Vetëvendosjes.
Por, si erdhi deri te ndryshimi i mendimit të shumicës, për Dardanin? Si e fitoi ai simpatinë e të gjithëve, sa hap e mbyll sytë? A i erdhi këtij social-demokrati ndonjë frymëzim brenda natës dhe u dashurua në kapitalizëm, apo prej kohësh po ndiqte një strategji të tillë? Shkaku kryesor pse ndodhi ky ndryshim i përceptimit të figurës së Molliqajt është fare i kuptueshëm – doli kundër Albin Kurtit dhe kundër unitetit të partisë. Njejtë kishte fituar simpatinë edhe Ilir Deda, Arben Gecaj e Ajnishahe Halimi – e cila pati thënë se Molliqaj i kishte kërkuar të bënte autokritikë dhe se sekretariati në krye të të cilit ishte ai, po përdorte metoda diktatoriale për të ushtruar kontrollin, mbi të gjithë antarët e lëvizjes.
Prej kohësh tashmë ishte vërejtur një lidhje e veçantë e ish-sekretarit të VV-së dhe të televizionit të Devolli Corporation, respektivisht të Baton Haxhiut, ku sa herë që kishte nevojë për promovim, i rezervoheshin orë të tëra televizive në një nga televizionet më të shikuara në vend. Të njejtën e bëri Batoni natën kur Dardani e çuditi tërë opinionin publik me rrefënjat e tij se si i ishte ngushtuar hapësira brenda partisë, se si Kurti kishte dashur të bënte koalicon me PDK-në, apo se sa e kishte pagën secili prej antarëve të VV-së. Bile për habinë e të gjithëve, të cilët ishin mësuar të dëgjonin nga ai, për çdo gjë, “Albini, Albini” gjatë emisionit ndryshoi diskurs dhe filloi ta quante “z. Kurti”. Në fakt, është e njohur për publikun, se paga më e lartë në lëvizjen Vetëvendosje ishte pikërisht ajo e ish-sekretarit organizativ, që mendohet edhe të jetë fillimi i plasaritjeve në mes të Albin Kurtit si themelues i saj, dhe krahut tashmë të quajtur krahu Molliqaj. Sipas antarëve të kryesisë Albini kishte kërkuar uljen e pagave të disa antarëve, që kishin pagat e larta dhe heqjen e privilegjeve që ata i gëzonin. Ai njihet si një prej politikanëve më parimorë në skenën politike kosovare (nëse ka ndonjë tjetër, të tillë) dhe i cili kishte kërkuar që edhe donacionet që jepen për VV-në të jenë në shuma sa më të vogla, por nga një numër më i madh aktivistësh. E si mund t’i konvenojë kjo, disa prej antarëve të akomoduar mirë brenda strukturave udhëheqëse të partisë, veçanërisht atyre të ardhur nga FER-i, si Dardan Sejdiu që u dorëhoq nga pozita e zv. kryetarit të komunës për t’u zgjedhur me çdo kusht deputet, apo si Fisnik Ismaili, që po qahet se ka mundur të fitoi shumë para, nga sllogani “#mezemër “, pasi që, do t’ja kishte shitur ndonjë partie tjetër. Kurse Driton Çaushi që pas dështimit personal në komunën e tij, paradoksalisht e fajëson Albin Kurtin e ca aktivistë të tjerë për mospëkrahje e dorëhiqet, duke dalë kështu pikërisht në anën e atyre që deri dje e udhëhoqën partinë, apo Aida Dërguti që pas moskandidimit për kryetare komune, përsëri e fajësoi dhe e ofendoi rëndë themeluesin e VV-së. Visar Ymeri, një njeri shtat-lartë, por frikacak, siç duket iu nënshtrua shantazheve dhe presioneve, duke i dhënë fund kështu karrierës së tij politike që e ndërtoi në krah të kryetarllëkut të falur. E Frashër Krasniqi ashtu siç pritej, ndjekësi i metodave e i shkollës së ish-sekratarit organizativ, nuk kishte se si të rreshtohej ndryshe. Shpresoj se Shpend Ahmeti nuk do të bie aq poshtë sa të shkoj pas Molliqajt i cili në një takim privat të VAN-it të atëhershëm, në prani të shumë antarëve i pati thënë “mshele gojën”.
Shihet se tashmë ekzistojnë dy koncepte, dy grupe, dy drejtime – që me shumë mundësi janë social-demokratët në njërën anë, e kapitalistët në anën tjetër; modestia e meritokracia në njërën anë, e privilegjet në anën tjetër; fjalori i pasur – e i pastër karshi fjalorit banal e denigrues Molliqaj-Ismaili; dëshira e vullneti për ndryshim e ardhje në pushtet karshi përjashtimit, grushteve, ultimatumeve e tërheqjeve zvarrë.
Në këtë mënyrë, për shumicën e popullit të Kosovës, me dobësimin e Vetëvendosjes, zbehet edhe shpresa për një Kosovë më të mirë, për një shtet të së drejtës e me sovranitet, për një qeverisje me duar të pastra, për një rini me perspektivë e për një të ardhme më të ndritur. Partia më e votuar në vend , që për hir të së vërtetës shumicën e votave i ka marrë nga shtresa e varfër dhe e pakënaqur e shoqërisë, po rrënohet nga brenda, e kësisoji shtresa më e shkelur e më e persekutuar e shoqërisë, po zhgënjehet përsëri.
Vetëvendosja do të dobësohet deri diku pas këtyre largimeve, por e mira e gjithë kësaj është se, do të pastrohet nga të inflitruarit e nga lakmitarët një herë e mirë. Kujto fjalët e Kadri Veselit në Kuvend – “Kom me ju ngi SHIK, këtë mandat”. Sofrën veç e ka shtruar, e sa është “zemërgjerë” mbetet të shihet.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...