Lajme

Nga 78 pretimet e bëra, Ardian Gjini ka realizuar vetëm 18

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 23 February 2020

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Platforma është rifreskuar me informataqë përmbledhë të dhëna nga fillimi i këtij mandati deri në muajin dhjetor të vitit 2019, përkatësisht gjysma e mandatit të kryetarëve aktual të komunave.

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin dhjetor 2019, komunat kanë përmbushur 304 premtime, 171 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 233 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 195 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë komunale në përmbushjen e tyre.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, nga radhët e AAK-së, nga 78 premtimet e bëra, vetëm 18 i ka realizuar, 19 gjysmë të përmbushura, 19 të filluara e 22 as që i ka nisur, përcjellë Indeksonline.

-Advertisement-

Deri tashti Gjini ka realizuar këto premtime:

Publikimi i të gjitha testeve, dokumenteve dhe intervistave të kandidatëve për pozitat e mësimdhënëseve

Themelimi i komisionit të asoociuar të komunës “Pleqësia e Arsimit” që do të shërbejë si organ i pavarur këshillues

Mbjellja e fidanëve nëpër oborret e të gjitha shkollave

Rregullimi i rrugëve Smolicë-Nivokaz dhe rruga Kralan-Shqiponjë

Zgjidhja e çështjes së ujit të pijes në zonën e “Rekës së Keqe” brenda vitit 2018

Ndriçimi dhe rregullimi i shëtitores tek Ura e Terzive dhe ajo e Tabakëve

Shndërrimi i Shkugëzës në një zone rekreative me rreth 8 kilometra shtigje për ecje dhe vrapim

Janë ndërtuar shtigje për ecje, vrapim dhe çiklizëm, është duke u instaluar ndriçimi në bashkëpunim me KFOR-in.

Për Bizhtazhin: shtrimi i rrugës nga Ura e Terzive deri tek Kisha Katolike, ndërtimi i urës së Dushve dhe vendosja e ndriçimi rreth shkollës
Për Zhub: ndërtimi i rrugëve në lagjet Zeneli; Myftari dhe Lagja e re

Për rajonin e Korenicës: ndërtimi i urës mbi Erenik

Për Kralan: ndërtimi i urës mbi Bistricë, ndërtimi i pendës dhe kanaleve për ujitje, vendosja e rrethojave dhe rregullimi i terrenit sportiv, shtrimi i rrugëve dhe shtrirja e kanalizimeve

Për Vraniq: shtrimi i rrugës së Nushve

Për Rashkoc: shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik, shtrimi i rrugës Rashkocit me gjatësi 1km

Për Osek Pashë: shtrimi i rrugëve në lagjen Markaj

Instalimi i stacionit për matjen e cilësisë së ajrit në qytetin e Gjakovës

Vendosja e rregullave strikte për nivelin e zhurmës së kafiterive/klubeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera