Lajme

Nga 26 në 41, si u rrit numri i ‘shkatërrimit’ të grupeve kriminale për një muaj nga qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 29 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot në takimin me presidentin slloven, Borut Pahor se qeveria në krye me të ka arritur që të shkatërrojë 41 grupe kriminale në vend.

Si duket për një muaj, kjo qeveri ka quar në 41 numrin e shkatërrimit të këtyre grupeve, duke qenë se me 4 tetor ky numër ishte vetëm 26, shkruan Gazeta Infokus.

Të paktën kështu kishte deklaruar Shefja e kabinetit të ministrit të MPB-së, Jeta Tela, e cila tha se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet prioritet për ta.

-Advertisement-

Ajo madje kishte thënë se këtë e bënë për vetëm 6 muaj qeverisje.

“Për 6 muaj, unë mendoj që është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe. Nga statistikat e fundit që i kemi marrë nga Policia e Kosovës, është arritur që brenda periudhës 6 mujore të shkatërrohen diku 26 grupe kriminale, dhe kanë qenë të përfshirë rreth 217 persona”, tha ajo.

Por si duket punën me drejtësinë e kanë shtuar edhe më tepër. Kjo pasi sot Kurti tha se ky numër për afro një muaj u shtua për 15 raste më shumë.

Kryeministri foli për përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit e korrupsionit. Lidhur me masat e ndërmarra, ai theksoi se gjatë këtij viti policia ka realizuar rreth 500 operacione e rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale. Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor, tha Kurti në fjalën e tij në takimin me presidentin slloven.

Kujtojmë se këtë deklaratë shefja e kabinetit të ministrit Xhelal Sveçla e kishte dhënë në në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL në mungesë të ministrit

Ajo shtoi se “Këtu kemi të bëjmë edhe me shqiptarë, serbë, shtetas të Shqipërisë, të Maqedonisë, e pjesa më e madhe janë qytetarë të Republikës të Kosovës. Janë 10 grupe të krimit të organizuar, të cilat janë luftuar vetëm gjatë periudhës 6 mujore, kemi 8 grupe për droga, 6 për krime ekonomike, për të cilat kanë ndodhur arrestime gjatë këtij 6 mujori dhe ka edhe grupe tjera, përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore”./Gazeta Infokus/

Kurti në takimin me presidentin slloven thotë se pas ardhjes në pushtet shkatërruan 41 grupe kriminale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera