Lajme

Nga 23 të shëruar me COVID-19 në Kosovë, gjashtë janë mbi moshën 60 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 06 April 2020

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë lajme të mira sa i përket shërimit të pacientëve të prekur nga COVID-19 në Kosovë.

Krasniqi ndër të tjerash bëri të ditur se nga 23 pacientë të shëruar nga ky virus, gjashtë janë mbi moshën 60 vjeçare dhe një i moshës 80 vjeçare.

Ai tha se ky është një fillim i mirë, që i frymëzon profesionistët e i bën të jenë në rrugë të mirë.

-Advertisement-

Numri i të infektuarve me COVID-19 mbrëmë ka arritur në 145, 23 të shëruar dhe një viktimë që nga data 13 prill kur edhe Qeveria e Kosovës ndërmori masa për të mos u përhapur ky virus.

“Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë tē moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshês 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e n’a bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera