Lajme

Nga 100 premtime të fushatës për Prishtinën, Shpend Ahmeti për një vit i realizon vetëm 9

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 25 February 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka dalur mirë në realizimin e premtimeve të fushatës, në një raport të Iniciativës për Progres, organizatë e cila merret me monitorimin e kryeqytetit.

Sipas raportit të INPO-së, Ahmeti ka realizuar plotësisht vetëm 9 për qind të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore, shkruan Gazeta inFokus.

91 premtimet e tjera, nga 100 sa i kishte dhënë ai ose nuk kanë filluar të realizohen fare, ose janë  pjesërisht të realizuarara.

-Advertisement-

Me këtë ritëm të punës, sipas kësaj analize deri në fund të mandatit 4 vjeçar, Shpend Ahmeti do t’i realizojë plotësisht vetëm 36 premtime. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera