Lajme

Nga 1 shtatori s’ka pritje para ambasadës zvicrane

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 14 June 2018

Duke ju referuar njoftimit të fundit të faqes zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, prej muajit shtator të këtij viti para dyerve të kësaj ambasade nuk do të ketë më radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza shengen

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (shengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux-it, prej muajit shtator të këtij viti dokumentet e tyre do t’i dorëzojnë në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim tash e sa vite edhe për Britaninë e Madhe, shkruan zëri.

Ndërkaq, shërbimet për vizë pune (këngëtar dhe valltarë), vizë zyrtare, vizë për vizita mjekësore, martesa, bashkim familjar dhe adoptime, do të kryhen siç kanë qenë më parë në ambasadën e Zvicrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera