Lajme

“Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, gjuajtje me armë zjarri për 1 mijë euro borxh në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 31 January 2023

Mbrëmë rreth orës 18:25, Policia e Kosovës është informuar se nё fshatin Leskoc- Klinё, ka ndodhur një incident me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimin të policisë, thuhet se policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njё mijё eurosh, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjes se një automjeti nga i dyshuari, por viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin.

Ndryshe viktima ishte kërcënuar me këto fjalë “Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te  vras ty ose djalin”.

-Advertisement-

“Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: “Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te  vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra”, njofton policia. Nё vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: “Njё (1) Arma automatike AK47, trembёdhjetё (13) gёzhoja kal.7.62mm dhe pesё (5) fishek 6.35mm””, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera