Lajme

Nga 1 qershori fillojnë punën mbi 95 për qind e bizneseve

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 20 May 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se 67 ditë kanë kaluar që nga fillimi i masave kufizuese, për parandalimin e pandemisë, ndërsa që nga 4 maj, pjesa më e madhe e bizneseve kanë rifilluar punën.

Ndërsa prej 1 qershorit, pritet të fillojnë punën mbi 95 përqind e bizneseve aktive në vend.

Gjatë kohës së masave kufizuese, pra deri më 4 maj , mbi 40 përqind e bizneseve aktive kanë qenë të mbyllura.

-Advertisement-

Rukiqi theksoi se këto 67 ditë kanë qenë në kohën e pandemisë, kanë qenë ditët më të vështira për bizneset që nga pas lufta.

Sipas tij, Në të gjitha hulumtimet është konstatuar që mbi 60 përiqnd e bizneseve ndihen të rrezikuara, nëse nuk merren masa adekuate të përkrahjes.

Pakoja emergjente për bizneset, sipas tij fatkeqësisht është duke u implementuar ngadalë, dhe asnjë masë deri tash nuk është zbatuar në tërësi, as për qiratë.

Po ashtu Rukiqi kërkoi të bëhet shpejt edhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike, pasi dëmet janë të mëdha.

Ndërsa, ai tha se duhet përkrahje për disa nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera