Nga 1 janari makinat me targat e Kosovës do të lejohen në Serbi, Bosch: Partia e Vuçiçit po luan me vendimet
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 29 December 2023
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se nga janari, makinat në targa RKS do të lejohen brenda territorit të Serbisë. Diplomati holandez, Robert Bosch, e sheh këtë vendim si takt politik nga ana e Partisë Progresive Serbe. Sipas tij qëllimi i partisë në pushtet është që të tregojë se janë konstruktiv para komunitetit ndërkombëtar.
“Me këto vendime që po marrin, qëllimi i Partisë Përparimtare Serbe, është të tregojë se sa konstruktiv janë ata para ndërkombëtarëve.
Partia në pushtet po synon të dëshmojë që janë të gatshëm për bisedime me ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Kosovën. Por, unë konsideroj se pozicioni i tyre po lëkundet për shkak të pakënaqësive të qytetarëve të cilët po protestojnë gjithnjë e më shumë kundër këtij regjimi.
Ju mund ta shihni se sa shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Beogradit dhe ata duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa diçka të ndryshojë.
Mendoj që tani e tutje edhe pozicioni i ndërkombëtarëve karshi Serbisë paksa do të ndryshojë. Tani të presim dhe të shohim se a do të respektohet kjo marrëveshje më 1 janar”, tha diplomati Bosch.
Ndryshe e vlerëson këtë situatë analisti politik nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiç. Ai thotë ky vendim nuk u mor për kalkulime politike, po për t’ia lehtësuar udhëtimin qytetarëve serbë.
“Unë mendoj se këtë vendim autoritet serbe e morën për shkak se shumica e qytetarëve serb në Kosovë i kanë riregjistruar targat e makinave në RKS. Nëse Serbia nuk do të ndryshonte qasje atëherë serbët nga Kosova do të ishin pala e dëmtuar, sepse janë që ata më së shumti udhëtojnë për në Serbi.
Prandaj unë mendoj se ky vendim nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet në Serbi. Natyrisht, që nga ky vendim nuk do të përfitojnë vetëm serbët e Kosovës, por edhe komunitetet e tjera.
Mos harroni se tani Serbia është në një pozitë të vështirë para ndërkombëtarëve për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në Banjska, ndaj tani qëllimi i Serbisë është që të tregohet sa më konstruktive. Këtë vendim të Serbisë e mbështeti edhe Bashkimi Evropian”, tha analisti politik, Ognjen Gogiç.Kujtojmë që Qeveria e Kosovës, e ka shtyrë disa herë afatin për regjistrimin e makinave për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta kanë përdorur targa të lëshuara nga autoritetet serbe.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...