Nga 1 janari 2018 do të jetë më vështirë të fitohet nënshtetësia zvicerane
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 30 December 2017
Ata që duan të bëhen shtetas të Zvicrës do të përballen me kërkesa më strikte që nga janari i vitit 2018.
Ligji i ri federal për kombësinë është në mesin e një numri të ndryshimeve ligjore që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Në të ardhmen vetëm imigrantët që kanë leje qëndrimi C do të kenë mundësinë të aplikojnë.
Kriteret më strikte do të vlejnë për gjuhën: Kandidatët do të duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre në njërën prej gjuhëve kombëtare në Zvicër në një test shkrimi.
Deri tani nuk ka pasur konsistencë në testin e gjuhës, me shumë kantone të regjionit me gjuhë frënge që bazoheshin vetëm në aftësitë e të folurit.
“Aftësitë linguistike të kandidatëve do të kuptohen pas një interviste me Komunën ose komitetin kantonal”, ka thënë Christophe Maillard, shef i kantonit për shërbime natyralizimi në Fribourg.
Ligji i ri zyrtarizon kërkesat për gjuhë, me kandidatët që duhet të demonstrojnë nivelin A2 të shkrimit dhe B1 në të folur, sipas Kornizës së përbashkët evropiane për gjuhët.Kantonet do të mund të rrisin kriteret edhe më shumë nëse ato duan.
Qeveria e kantonit të Thurgaut kishte vendosur në nëntor që aplikuesit për shtetësi të kishin nivelin B2 në të folur.
Testet gjuhësore do të kryhen në shkolla të akredituara, sipas “Le Matin”, transmeton Albinfo.ch.
Kosto për një aplikim do të jetë maksimumi prej 250 frangash.Kandidatët që gjuhë të nënës e kanë njërën gjuhë kombëtare të Zvicrës, apo që kanë studiuar për pesë vjet në njërën nga këto gjuhë nuk ka nevojë të hyjnë në teste.
Një ndryshim do të jetë edhe në Ligjin për Mirëqenien Sociale.
Deri tani aplikuesit që kishin marrë benefitet nga Mirëqenia Sociale ishin të përjashtuar nga mundësia për aplikim për shtetësi.
Nga janari do të zgjerohet mundësia për ata që kanë marrë këtë social në tri vjet para aplikimit.
Bëhet përjashtim nëse këto benefite paguhen prapa në të plotë.
Një tjetër hap i madh që po shqyrtohet është edhe kërkesa për shtetësi që të bie në 10 vjet qëndrimi në Zvicër dhe jo me 12 sa ishte deri tash.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...


































