Nga 1 gushti KEDS aplikon tarifat e rikyçjes për amvisëri në vlerë 17.70 €
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 25 July 2024
Nga 1 gushti, do të fillojë aplikimi i një takse të re për rikyçje të konsumatorëve të amvisërisë që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor. Vlera për konsumatorët e amvisërisë është 17.70 euro, përderisa për ata komercialë vlera e ri-kyçjes është 30 euro.
Kompania e Distribucionit të Energjisë Elektrike(KEDS) nga fillimi i muajit gusht, do të aplikojë një skemë të re taksash e ndëshkimesh për të gjithë ata konsumatorë që neglizhojnë pagesën e faturës elektrike pas afatit 15 ditor.
Kjo nënkupton që ri-kyçja prej ekipeve të KEDS-it do i kushtojë një familjeje 17:70 euro ndërsa një biznesi deri në 30 euro. Por, disa qytetarë të intervistuar Radio Kosova, thonë se me inflacionin e rritur të viteve të fundit, kjo vetëm sa do ta rëndojë edhe më shumë buxhetin e qytetarëve.
“Me këtë buxhet të qytetarëve, këto ndëshkime i dëmtojnë edhe më shumë. Çdo plus në faturë të qytetarit, është shumë e dëmshme dhe papërballueshme. Kjo mund t’i vetëdijesojë pak qytetarët që t’i rrinë gati pagesave të faturave, por në anën tjetër është e vështirë e përballueshme, duke pasur parasysh çmimet që janë rritë shumë kohën e fundit…”.
Zëdhënësi i KEDS-s, Lulëzim Krasniqi, thotë se kjo masë e bazuar në rregulloren e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është më tepër për të siguruar pagesa të rregullta por edhe ri-kyçje profesionale.
“Nëse konsumatori e ka pranuar një faturë në muajin e kaluar, e ka një afat për pagesë, por nëse nuk e paguan brenda atij afati, atëherë në muajin e dytë e pranon faturën me vërejtje që është në subjektin e shkyçjes, dhe të cilët ngarkohen me një taksë”, tha ai.
I pyetur nga Radio Kosova për keqpërdorimet elektrike nga ana e konsumatorëve, zëdhënësi Lulëzim Krasniqi thotë se në baza ditore KEDS-i identifikon mesatarisht 25 raste të keqpërdorimeve elektrike.
“KEDS-i bënë kontrolle të tilla në baza ditore në mbarë Kosovën, kryesisht realizon rreth 400 kontrolle brenda ditës prej të cilave, mesatarisht 20-25 sosh, identifikohen si keqpërdorime të energjisë elektrike”, deklaroi Krasniqi.
Keqpërdorimi i energjisë elektrike bazuar në Kodin Penal, cilësohet si vjedhje e energjisë elektrike, dhe rastet e tilla janë të dënuara me gjobë dhe me tri vite burg.
Të tjera
-
Mefail Bajqinovci: Nuk e lexova asnjë reagim apo dënim nga BE-ja për bllokimin e pikave kufitare
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën d...
-
Haradinaj godet Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Kur e përmendni ju Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kr...
-
SHBA trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe rajonit janë të një rëndësie strategjike
Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim p...
-
Vjosa Osmani e Albin Kurti zbulojnë bashkë shtatoren e Presidentit historik, Ibrahim Rugova
Në qytetin e Podujevës në një ceremoni të organizuar nga Komuna sot është zbu...
-
Presidentja Osmani: Lidhja e Kosovës me SHBA-të nuk është vetëm aleancë strategjike, por themel i sigurisë për ne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Presidenti historik i Kosovë...
-
“Zoti të vazhdojë ta bekojë Republikën e Kosovës bashkë me SHBA-të” – Ukë Rugova në zbulimin e shtatores së babit të tij
Djali i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Uka, ka qenë një ndë...
-
1 mijë euro gjobë ndaj avokates lidhur me akuzën për keqpërdorim të besimit
Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 202...
-
Zbulimi i shtatores së Ibrahim Rugovës bën bashkë në Podujevë Vjosa Osmanin e Albin Kurtin
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Poduj...
-
Tre studentë nga Franca përfundojnë praktikën në ministrinë e Jashtme të Kosovës, takohen me kryeministrin
Nezir Kraki, profesor në Francë, ka njoftuar se bashkë me disa studentë kanë ...
-
“Ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës” – Abdixhiku citon Rugovën në 34 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhi...
-
Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Trumpit deri pas zgjedhjeve
Shpallja e aktgjykimit kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rast...
-
Vulin: Vuçiq s’ka thënë që s’e takon Putinin, a mendoni se do ta mbijetojmë dimrin pa gazin rus?
Politikani serb i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksander...