Nga 1 dhjetori, Google fshin llogaritë joaktive të Gmail, çfarë duhet të bëni?
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 30 November 2023
Nga data 1 dhjetor, Google do të fillojë procesin e fshirjes së llogarive joaktive të Gmail. Për këtë lëvizje, Google ka njoftuar në maj, duke shpjeguar se llogaritë që nuk kanë qenë aktive për dy vjet do të fshihen tërësisht.
Zëvendës-presidentja e Google për menaxhimin e produkteve, Ruth Kricheli, shpjegoi se kjo është një masë e nevojshme sigurie.
Kjo për faktin se llogaritë që nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë kohore, ka më shumë gjasa të rrezikohen, pasi mbështeten në fjalëkalime të vjetra.
Përveç llogarive joaktive, Google do të mbajë të pandryshuar llogaritë që përdoren për blerje, abonime, si dhe ato të përdorura nga organizatat. Politika e re do të zbatohet vetëm për llogaritë personale.Fshirja e këtyre llogarive nuk do të ndodhë brenda një dite, por do të jetë një proces me faza dhe përdoruesit do të informohen me paralajmërime në email adresat e tyre.
Për të shmangur fshirjen e llogarisë, përdoruesit duhet të regjistrohen në llogarinë e Gmail, ose të kryejnë aktivitete si shkarkimi i ndonjë aplikacioni.
Që nga viti 2019, Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë, dhe është një nga shërbimet më të njohura të emailit.
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...