Lajme

Nezir Kraki për Driton Selmanin: Mos i bini në qafë, është për gjynah të Zotit

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 20 November 2020

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, raporton Gazeta inFokus.

Profesor Kraki ironizoi me Selmanajn, dhe ka kërkuar që Dritonit të mos i bihet në qafë se është për gjynah të Zotit.

Ky është postimi i plotë i tj:

-Advertisement-

“Mos i bini n’qafë Dritonit!

Ai është për gjynah t’Zotit, m’besoni. Dhe çka është më absurde, edhe ai vet e di sa mediokër është. Por mediokriteti i tij rrezaton akademizem n’partinë e mbushur me akademikë çajtoresh.

Mos i bini n’qafë se Dritoni është aksident që ka ndodhë n’partinë që edhe kryetarin e ka aksidental. Ajo partia që Rugoven e ka zevendesu me Isen e Aganin me Dritonin. Ajo partia që mbledh 200 mijë vota me Vjosen e popullit ia dhuron Dullen me 26 mijë. Duket çudi por LDK s’eshte më parti. Është komitë argatësh frikacakë e çantmbajtës, n’shërbim të bandave ekonomike e politike që n’vend të dorezave n’spitale blejnë BMË seri 7, me paret e një vendi t’dhunuar deri n’dinjitet.

Dritoni s’ka faj. Mos i bini n’qafë se bota e tij janë 2km katror të asaj qendre ku shetisin të « bexhuar » perfaqësuesit e injorancës kolektive që e lidhin kravaten n’janar e s’e zgidhin deri n’dhjetor. Edhe kapaciteti intelektual i Dritonit është aty brenda 2km katror. Arritja e tij më e madhe është ajo fotoja n’Amerikë e asaj ditës kur disa menduan qe inercia e LDK-së ishte burim dinamizmi. Dritoni është ai tipi që çdo natë, 3-5 vjet rresht, ka folë n’TV pa thënë asgjë. Fiks talent për LDK.

Mos i bini n’qafë atij se Kosova sot është dritonizu në vend që të dritërohej. Dritona ka plot, në çdo cep e çdo vend, n’media, n’parti e n’Kuvend. Dritoni është brez i republikës, i atij grupit t’pagojëve që nga prurje e re u bënë pshurrje e vjetër, me ndere me thanë.

Me fjalë tjera, Dritoni është Isa Mustafa 30 vjet më i ri.

Kuptojeni Dritonin ju lutem!”, shkruan në statusin e profesor Krakit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera