Sport

Neymari objektiv i gjigantit anglez

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 14 December 2019

Lideri aktual i Premier Leagues është në kërkim të një sulmuesi.

Sipas asaj që shkruan ESPN, Liverpool është në kërkim të një sulmuesi dhe tashmë ka shtuar interesimin për yllin e PSG-së, Neymar.

Braziliani tash e një kohë të gjatë është i lidhur me një largim nga Parisi, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.  Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë qenë të interesuara për të, siç është Barcelona apo Real Madridi.

-Advertisement-

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Liverpool ka rritur ndjeshëm interesimin dhe pritet të bëjnë ndonjë veprim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera