Sport

Neymar në Paris Saint-Germain, ja çfarë thotë Zidane

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 12 August 2017
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për transferimin e Neymarit në PSG.
Zinedine Zidane ka komentuar transferimin e Neymarit në Paris Saint-Germain.

Trajneri i Real Madridit ka lavdëruar yllin brazilian për kualitetet e tij dhe ka parashikuar se rivali nga La Liga, Barcelona, do ta ketë të vështirë të gjejë zëvendësuesin e tij.

“Neymar është Neymar, ka pak futbollist si ai”, deklaroi Zidane në konferencë për media para ndeshjes së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Neymar nënshkroi me PSG-në pasi klubi francez pagoi dëmshpërblimin e tij me vlerë prej 222 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera