Rozë

Neymar ironizon Maluman, dyshohet se shkaku është Natalia

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 06 October 2020

Drama mes Natalias, Neymarit dhe Malumas vazhon ende.

Këngëtari 26-vjeçar, Maluma, së fundmi ka publikuar këngën me titull “Hawaii”, për të cilën të gjithë janë të bindur se është një dedikim për ish-të dashurën e tij, Natalian.

Ndërsa së fundmi Neymar ka ironizuar Maluman, duke kënduar gjatë një goli këngën e tij.

-Advertisement-

Sipas spekulimeve, është Natalia që thuhet se e ka tradhtuar këngëtarin me Naymarin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Pas publikimit, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram. Maluma dhe Neymar kanë qenë miq, por nuk dihet nëse miqësia mes tyre vazhdon.

Natalia tha se ndarja ishte paqësore dhe se ajo e do shumë Maluman, por duhet të marrin kohë për veten dhe karrierat e tyre, në mënyrë që ata të vazhdojnë të rriten artistikisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera