Sport

Neymar ‘godet’ ata që e kritikuan pas largimit nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 14 August 2017

Neymar ka debutuar për PSG-në, në fitoren 0-3 në udhëtim te Guingamp.

Braziliani u bë protagonist që në ndeshjen e parë, duke asistuar fillimisht e pastaj duke shënuar.

“Jam shumë i qetë”, deklaroi fillimisht Neymar.

-Advertisement-

“E dija që largimi nga Barcelona do të ishte i vështirë, por jam i lumtur këtu”.

“Njerëzit e lidhnin largimin tim nga Barcelona me vdekjen, por unë ndihem më i gjallë se kurrë”, ka shtuar braziliani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera