Sport

Neymar futet në grevë për ta detyruar PSG-në ta shesë në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 01 July 2019

Neymar Jr. ka nisur punë për t’u transferuar te Barcelona.

Braziliani e ka informuar PSG-në se dëshiron që ta të arrijnë marrëveshje me Barcelonën në mënyrë që të largohet nga klubi.

Sipas asaj që raporton “SPORT”, transferimi mund të konfirmohet së shpejti. Negociatat janë duke vazhduar, PSG kërkon të paktën 200 milionë euro dhe marrëveshja mund të arrihet edhe më lirë, nëse ofron ndonjë lojtar.

-Advertisement-

Të hënën e ardhshme, 8 korrik, lojtarët e PSG-së do të kthehen në stërvitje.

Neymar po mendon që të mos kthehet më në Paris. Ai kërkon që të arrihet sa më parë marrëveshja, pasi do të refuzojë t’i bashkohet ekipit në parasezon.

PSG-ja nuk janë të befasuar me këtë vendim të brazilianit dhe për këtë, kjo javë mund të jetë shumë vendimtare në arritjen e marrëveshjes mes klubeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera