Sport

Neymar fiton zemrat e tifozëve, shikoni gjestin që bëri ndaj Cavanit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 12 December 2019

Pas fazës së grupeve, Paris Saint Germain është në pritje të kundërshtarit të ardhshëm në Champions Leagues.

Neymar duket se ka hequr dorë nga tekat dhe kapriçot.

Të gjithë e mbajmë mend kohën kur erdhi te PSG-së që zihej në ç’do moment me Cavanin se kush ta gjuante penalltinë.

-Advertisement-

Por, tani situata ka ndryshuar dhe Neymar i ka habitur të gjithë mbrëmjen e djeshme në Champions League, ku PSG fitoi 5-0 ndaj Gallatasarait.

Kur rezultati ishte 4-0, francezët fituan penallti por Neymari mori topin dhe ia dha Cavanit, për të goditur ai nga pika e bardhë.

Edhe pse kishte mundësinë të ishte ai që do godiste, braziliani ka fituar respektin e Cavanit dhe tifozerisë me këtë veprim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera