Sport

“Neymar e Mbappe janë të mrekullueshëm”

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 15 September 2017

Marquinhos ka lavdëruar Mbappen dhe Neymarin, nga të cilët pret edhe më shumë gjatë sezonit.

Mbrojtësi brazilian, Marquinhos, ka mbetur i befasuar me adaptimin e shpejtë të Neymar dhe Kylian Mbappe, që u blenë për 222 milionë respektivisht 180 milionë euro.

“Është e fantastike të shohësh kombinimin mes Neymarit e Mbappes. Duken sikur njihen që shumë vite”, tha Marquinhos.

“Ata duhet të vazhdojnë të punojnë dhe unë besoj se dita ditës do të bëhen edhe më të fortë pasi do ta kuptojnë më mirë njëri tjetrin në fushë”.

-Advertisement-

“Për Neymarin ishte e lehtë të ambientohej dhe të ndihej si pjesë e ekipit. Ai është i mençur. Gjithashtu edhe Mbappe është ambientuar shumë shpejt dhe mirë”, shtoi mes tjerash braziliani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera