Sport

Neymar aderon në Madrid, a u takua me Perez?

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 19 March 2019

Neymar Junior ka udhëtuar të hënën për në Madrid të Spanjës, atje ku do gjirojë një reklamë, por që vëmendjen më të madhe e marrin zërat rreth kalimit të tij te Reali.

Sulmuesi i PSG-së e kaloi natën në kryeqytetin spanjoll dhe mediet në Spanjë po aludojnë se mund të jetë kryer një takim mes tij dhe presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez. Një takim që është i ndaluar për Neymar, pasi është nënkontratë me klubin francez, por që rregullat shkelen shpeshherë në fshehtësi të plotë.

Ditën e djeshme në Spanjë kanë qenë tre lojtarë më të mirë në botë. Lionel Messi po përgatitet me Argjentinën për ndeshjes e radhës, Nemar udhëtoi për të gjiruar një reklamë dhe Cristiano Ronaldo ishte për të inauguruar klinikën e tij estetike në Madrid.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera