Lajme

Nexhmije Pagarusha do të marrë çdo muaj nga 500 euro nga Qeveria e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 02 October 2018

Nexhmija Pagarusha ka marrë statusin e meritave të veçanta.

Veç kësaj Pagarusha çdo muaj nga Qeveria e Kosovës do të merr mbështetje financiare prej 500 eurosh, shkruan gazeta inFokus.

Kjo u mor vendim në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Pagarusha ka përfaqësuar Kosovën në shumë vende të botës.

“Nga sot, Nexhmije Pagarusha me status të meritave të veçanta. Pas propozimit tim, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot Nexhmije Pagarusha do të ketë statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Nexhmije Pagarushës, i njihet statusi i qytetares me merita te veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe duke përfshirë edhe mbështetjen financiare të saj siç është përcaktuar në propozim-vendim në vlerë prej 500 euro në muaj. Nexhmije Pagarusha siç njihet në popull bilbili i muzikës shqipe, me paraqitjet e saj në shumë vende të botës bëri që karriera e saj të jetë e bujshme, duke përfaqësuar kësisoj Kosovën dhe përçuar vlerat dhe traditat e vendit tonë”, ka shkruar ai

Gashi ka shkruar gjithashtu se veprat e mira nuk kanë çmim.

“Ajo prezantoi në festivale dhe skena të njohura ndërkombëtare, duke interpretuar edhe vepra të përkthyera në gjuhën shqipe, si ato të Bethovenit etj. Në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë duke filluar nga Kryevepra ‘Baresha’ që me interpretimin e saj i paraqiti vlerat e Artit dhe Kulturës, edhe në atë kohë kur muzika shqipe dëgjohej dhe kultivohej shumë pak. Nexhmije Pagarusha gëzon respekt edhe sot nga personalitetet të shumta vendore dhe ndërkombëtare, Veprat e mira nuk kanë çmim, por kultivuesit meritojnë mbështetje”, ka përfudnuar Gashi./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera