Fokus

Nexhmedin Spahiu: Kosova duhet të largoj taksën ndaj Serbisë

Autori: Anita Krasniqi 11:19 | 17 January 2019

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu për gazetën inFokus ka thënë se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveq se të largoj taksën 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe BH.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sygjeruar që të vendoset kjo taksë dhe duhet të hiqet.

“Sygjerimi i hapur të Amerikës për të larguar taksën do të thotë se edhe ne duhet t’a largojmë.Lidershipi politik i Kosovës duhet t’a kuptoj lojën politike në çfarë kushtesh dhe rrethanash ndërvepron”, ka thënë Spahiu.

-Advertisement-

Ai shtoi se politikanët po tentojnë të marrin merita të paqena duke thënë se vendimi për t’u vendosur kjo taksë ka qenë i tyre.

“Në fakt vendosja e taksës ka qenë sygjerim i Amerikës dhe politikanët tanë po thonë se është ide e imja,jo e imja por është ide e tyre ka qenë një propozim konfidencial i Amerikës” ka thënë Spahiu për inFokus.

Së fundmi, Amerika ka kërkuar të pezulloj taksën 100% me ç’rast edhe të enjtën komisioneri i BE-së, Johannes Hahn do t’a vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth saj.

E Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,ka thënë se do të mirëpresin çdo sugjerim dhe këshillë.

“Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht Kosova ka një agjendë me BE-në liberalizimi i vizave, kemi përmbushur krejt kushtet. Tani ka lindur edhe një temë e re, është taksa, taksa lidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat, e mirëpresim pra çdo sugjerim, çdo këshillë edhe mundësinë me biseduar me komisionerin Hahn”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera