Lajme

Nexhmedin Spahiu: Ja kush do t’i bashkohet PAN-it

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 12 June 2017

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se me shumë gjasë koalicionit PDK-AAK-Nisma do ti bashkangjitet një pjesë e LDK-së dhe do të formohet qeveria e re, raporton Gazeta Blic.

“Unë besoj që LDK-ja do të bashkangjitët me koalicionin PAN ose të paktën një pjesë e saj dhe do të formojnë qeverinë”, ka thënë ai.Sipas Spahiut nëse Vetëvendosje shkon me këtë ritmën do të merrte 70% në zgjedhjet tjera dhe nëse çdo palë zgjdhje do të shkonte duke dyfishuar numrin e votuesve do të merrte fund Demokracia në Kosovë.

“Nëse do të përseritëshin zgjedhjet në rast të ndonjë ngërçi sigurisht që Vetëvendosja do të shkonte edhe më përpara ndoshta do të dyfishonte votat dhe do të merrte fund demokracia në Kosovë nëse një parti do të fitonte me këtë ritëm siç po ecë VV-ja duke dyfishuar votat në çdo palë zgjedhje do të thotë do të merrte 70% të votave dhe më nuk do të kishte demokraci në Kosovë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndryshe deri më tani janë numruar rreth 91% të votave dhe ende nuk ka arritur që të përditësojë në 100 për qind të dhënat nga qendrat e votimit.

Deri më tani koalicioni PDK-AAK-Nisma prin me 34,62, Vetëvendosje është në vendin e dytë me 26,69 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i treti me 25,81./GazetaBlic.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera