Lajme

NEWBORN ndryshohet pa ardhur 17 shkurti, kjo është pamja e re

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 22 November 2020

Monumenti NEWBORN, ka marrë pamje të re pak ditë para 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

“Dua të jem dhe të rritem në një botë ku kam të drejta”, është mesazhi i ri i këtij monumenti, i cili i kushtohet të drejtave të fëmijëve, ideatori i të cilit është Fisnik Ismaili.

Monumenti NEWBORN u zbulua 12 vjet më parë dhe u bë simbol i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Gjatë këtij viti, kur Kosova shënoi 12-vjetorin e pavarësisë së saj, ky monument iu kushtua të mbijetuarve të abuzimit seksual.

Vizualisht, këtë vit NEWBORN është në ngjyrën e zezë, duke përfaqësuar kështu shkatërrimin dhe zbrazëtinë që lë mbrapa secila luftë.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përmes këtij monumenti, çdo vit jepen mesazhe të ndryshme.

Monumenti NEWBORN është i ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. Ndërsa, i gjithë instalacioni është 24 metra i gjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera