Lajme

New York Times publikon videon ku aeroplani ukrainas goditet me raketa nga Irani

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 14 January 2020

Gazeta New York Times ka publikuar pamjet autentike ku aeroplani ukrainas rrëzohet me raketa nga forcat iraniane.

Kjo video tregon që ushtria iraniane lansoi dy raketa drejt avionit komercial. Aeroplani fluturoi edhe për disa momente deri sa u rrëzua.

Nga ky incident vdiqën të gjithë 176 personat që ishin në bord.

-Advertisement-

Irani ka pranuar rrëzimin e aeroplanit dhe ka premtuar se do të marrë masa. Ata kanë treguar gjithashtu se rrëzimi ka ndodhur gabimisht pasi besonin se ishte një dron amerikan.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera