Lajme

New York Times për lirimin e Ramush Haradinajt!

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 27 April 2017

E përditshmja më e njohur në Amerikë dhe një prej gazetave më me renome në botë, New York Times ka raportuar gjerësisht për lirimin e ish-Kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

Në një tekst autorial të korrespodentes së kësaj gazete nga Franca mes tjerash thuhet se Haradinaj ishte liruar sot nga Gjykata Franceze pas një ndalese që atij iu bë nga data 4 Janar e këtij viti në Aeroportin Basel-Mulhouse të Francës.

Sipas kësaj gazete, Haradinaj i cili qe liruar dy herë nga Tribunali për Krime lufte në Ish- Jugosllavi me seli në Hagë, kërkohej nga Serbia për akuza për të cilat qe liruar.

-Advertisement-

Gazeta mëtej raporton që ndalimi i Haradinajt kishte tensionuar tej mase marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe raporton për kërcënimin, që Daut Haradinaj, vëllau i Ramushit, kishte bërë në rast se ky do të ekstradohej në Serbi, raporton Blic.

NYT mëtej raporton që disa ditë më parë Haradinaj kishte marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë kurse lirimin e tij e ka përshëndetur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera