Lajme

New York Times: Coronavirusi rrëzon Qeverinë e Kosovës, edhe me ndihmën e SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 26 March 2020

Kryeministri i Kosovës humbi një votim besimi të mërkurën, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën e reagimit ndaj pandemisë. Kritikët thonë se këtu poashtu pati rol diplomacia amerikane. Kështu shkruan ndër të tjera gazeta e madhe amerikane New York Times.

Kriza e koronavirusit kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie të mërkurën, pasi një shumicë e ligjvënësve në Kosovë votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës të vendit, pas një mosmarrëveshje politike që lidhej pjesërisht edhe me pandeminë.

Administrata e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua pasi partnerët e tij kryesorë të koalicionit u bashkuan me partitë e opozitës në një votë mosbesimi kundër qeverisë së, duke mposhtur zotin Kurti me një votim prej 82 për deri 32 kundër.

-Advertisement-

Kurti mbetet kryeministër i përkohshëm deri sa të formohet një qeveri e re. Por rënia e qeverisë së tij e lë Kosovën pa udhëheqje të fortë, në një kohë kur shumica e qeverive të tjera në botë po kërkojnë të zgjasin mandatin e tyre për të luftuar pandeminë.

Votimi u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara, diplomatët e të cilës e kanë vendosur z. Kurti nën presion të madh që kur qeveria e tij ishte betuar, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj aspekteve të një marrëveshje paqeje në rajon, e shtyrë nga Amerika, shkruan Reporteri.

Por, ajo u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilët lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar pamëshirshmërinë e rrëzimit të një qeverie gjatë një pandemie.

Votimi ishte pjesërisht rezultat i një mosmarrëveshje ditëve të fundit midis partisë së z. Kurti dhe partnerëve të tij të koalicionit se si të kufizohet jeta e përditshme në vend prej rreth 1.8 milion, si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit. Më shumë se 60 njerëz në Kosovë kanë testuar pozitivë për virusin dhe një person ka vdekur prej tij, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Shkrimin mund ta gjeni ketu: LINK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera