New York, gjykatësi pezullon vendimin që detyron punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen kundër COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 15 September 2021
Gjykata në SHBA ka pezulluar vendimin e rajonit të New Yorkut i cili detyron punonjësit e spitaleve të vaksinohen kundër koronavirusit.
Pas ngritjes së padisë nga një grup punonjësish të shëndetësisë, gjykatësi federal David Hurd pezulloi përkohësisht detyrimin për vaksinim ndaj punonjësve të spitaleve në New York me arsyen se “nuk lejon përjashtime fetare”.
Gjykatësi Hurd tha se vendimi për vaksinimin e detyrueshëm me formën aktuale “shkel të drejtat kushtetuese” dhe administratës rajonale të New Yorkut. Ai i ka dhënë afat deri më 22 shtator që të kryejë rregullimet e nevojshme.
Në një deklaratë me shkrim nga sekretarja për media e Kathy Hochul, guvernatores së New Yorkut thuhet se “Guvernatorja Hochul po bën çdo gjë të mundur për të mbrojtur qytetarët e New Yorkut dhe për të luftuar me variantin Delta duke rritur normat e vaksinimeve në të gjithë rajonin”.
Më 28 shtator do të mbahet seancë dëgjimore nëse administrata rajonale kundërshton vendimin e gjykatës që pengon vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e spitalit.
Arsyetimi për përdorimin e qelizave të fetusit në zhvillimin e vaksinave
Në dokumentet gjyqësore në të cilat ankues janë disa mjekë dhe infermierë, janë treguar si arsyetim përdorimi i qelizës së fetusit në fazën e testimit, zhvillimit dhe prodhimit të të gjitha vaksinave aktuale kundër COVID-19.
Punonjësit e shëndetësisë të cilën kanë theksuar se janë të krishterë dhe ku kanë kërkuar që emrat e tyre të mbeten anonimë, kanë vënë theksin se nuk janë drejtpërdrejt “kundër “vaksinës” por se kjo situatë bie ndesh me besimet fetare që nuk miratojnë abortin.
Ish-guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, më 16 gusht njoftoi se të gjithë punonjësit e spitaleve dhe punonjësit në komplekset për kujdesin afatgjatë e kanë të detyrueshme që të kryejnë të paktën një dozë të vaksinës deri më 27 shtator.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...