Lajme

“Neve veç me na ly n’domestos, s’ka met tjetër”, gastronomi Sahiti thotë se u gjobitë për një status në facebook

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 06 January 2022

Gastronomi Dekorim Sahiti kishte reaguar gjatë ditës së djeshme për masat e vendosura nga qeveria Kurti për ndalimin e mbrëmjeve muzikore.

Në postimin e tij, ai kishte thënë se qeverisë i ka mbetur vetëm edhe t’i lyej me domestos, pas këtyre masave që po ndikojnë në falimentimin e bizneseve.

“Amerika me 550.000 raste ne dite, Anglia me 200.000 raste ne dite edhe funksionon jete normale dmth jane hapur clube festivale deri 20,30k normal me regullat e tyne me kerkim vaksine …. Te na jane bo 100 raste ne dite qeveria tha duhet me i shtrengu masat … cilat masa o bir na jemi ne ore policore qe 3 muaj nalet muzika 9:30 spunon cluba mos flas festivalee e gjanaa … qfar masa … neve veq me na ly n’domestos ska met tjeter”, kishte shkruar Sahiti.

-Advertisement-

Por, Sahiti si duket ia pa sherrin këtij postimit pasi policia e Kosovës vetëm një orë pas kishin zbarkuar në lokal e tij duke e gjobitur.

Sipas Sahiti, në lokalin tij zbarkuan edhe Njësia Speciale, ani pse detyra e tyre është për ndërhyrje në raste kriminale.

“Gabova qe e shkruva qat status se erdhen me denun meniher, le qe denun po njesin speciale se kuptova se sa di une ata jon veq per nderhyrje ekstrmee kriminale … hajt more se bohet mire po fjalen e lire ska qe e nal ne shekullin 21 ne nje bote demokratike “, ka shkruar Sahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera