Lajme

Neuropsikiatri kosovar vizitën e Veselit, Ismajlit e Basri Sejdiut e quan abuzim me pacient

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 21 August 2019

Neuropsikiatri i njohur kosovar, Jusuf Ulaj nëpërmes një statusi në rrjetet sociale i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për paraqitjen e sotme të tij në QKUK, të cilën ai e ka quajtur “fushatë elektorale të PDK-së dhe abuzim me pacient

Pas paraqitjes se kryetarit të PDK-së, Kadrid Veseli bashkë me ministrin e shëndetësisë, Uran Ismajlit dhe Basri Sejdiut ka ardhur edhe reagimi i parë, nga neuropsikiatri i njohur kosovar Jusuf Ulaj.

Ulaj në një postim në rrjetet social e ka quajtur abuzim këtë fushatë zgjedhore të PDK-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

Kadria e Urani përmes Basri Sejdiut që tashmë haptas është futur në fushatën zgjedhore të PDK-së, ftuan pacient të sëmurë nga zemra, i mblodhën në një sallë, u fotografuan dhe i shpërndanë në publik. Shkelën kodin etik dhe parimin kryesor në mjekësi që është konfidenca. U shkelën të drejtat e pacientit, u shkel e drejta elementare njerëzore, dhe u keqpërdorën njerëzit në nevojë. Ku janë oda e mjekëve, shoqatat e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, drejtave të njeriut e shumë individ e shoqata të kësaj fushe?”, ka shkruar Ulaj.

Një ditë më parë, kryetari i PDK-së kishte shpërndarë fotografi me pacientë të shtrirë në QKUK.

Ai ishte takuar me disa a prej pacientëve që kishin arrë shërbime mjekësore në Klinikën e Kardiologjisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera