Sport

Neuer pranë rinovimit të kontratës me Bayernin

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 17 November 2021

Portieri gjerman Manuel Neuer është shumë pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich, ku bisedimet janë shumë afër përfundimit, raporton “Sport1”.

Raportohet se Neuer dëshiron me çdo kusht të vazhdojë të ardhmen në “Allianz Arena”, ku pritet të nënshkruajë kontratën e tij të re deri në vitin 2025, përcjell KosovaPress.

Portieri gjerman ka një lidhje fantastike me krerët e Bayern Munich, ku këta të fundit thuhet se i besojnë atij që të vazhdojë si numri 1 i gjigandit bavarez.

-Advertisement-

Që prej transferimit nga skuadra e Schalkes te Bayern Munich, Neuer ka arritur të bëjë 450 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur në 218 ndeshje, ndërsa ka arritur të pësoj 351 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera