Sport

Neuer kritikon skuadrën e tij

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 20 October 2019

Lëkunden pozitat e trajnerit të Bayernit të Mynihut, Niko Kovac.

Kroati, i cili i shpëtoi shkarkimit vitin e kaluar pasi arriti të fitonte në fund Bundesligën, është vënë sërish në pikëpyetje pas luhatjeve të vazhdueshme të bavarezëve në këtë fillim sezoni, ku kanë arritur të marrin vetëm 4 fitore në 8 javë.

Bavarezët, në fakt, kaluan nga fitorja e bujshme në shtëpinë e Tottenhamit në Champions League te disa rezultate të papritura në Bundesligë, siç ishte edhe barazimi i fundit në shtëpinë e Augsburgut.

-Advertisement-

Luhatjet e pakuptimta në rezultate kanë sjellë edhe reagimin e kapitenit Manuel Neuer, i cili është i drejtpërdrejtë në fjalët e tij.

“Nuk është një gjë e mirë të fitosh vetëm 4 ndeshje nga 8, nuk është ky niveli ynë. Nëse pëson gol në fillim dhe në fund të ndeshjes do të thotë se problemi qëndron te mentaliteti. Nuk është ky Bayerni”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera