Netflix ul çmimet për abonentët në më shumë se 30 vende, mes krizës së kostos të jetesës
Autori: Gazeta inFokus
13:46 | 24 February 2023
Gjigandi i transmetimit Netflix ka ulur çmimet në më shumë se 30 vende teksa përpiqet të tërheqë më shumë abonentë.
Çmimet janë ulur në pjesë të Azisë, Evropës, Amerikës Latine, Afrikës Sub-Sahariane dhe Lindjes së Mesme.
Kjo vjen pas rritjes të kostos së jetesës dhe Netflix përballet me konkurrencë të shtuar nga shërbimet rivale.
“Anëtarët nuk kanë pasur kurrë më shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për argëtimin“, tha një zëdhënës i kompanisë për BBC.
Vendet në të cilat tarifat e abonimit janë ulur përfshijnë Malajzinë, Indonezinë, Tajlandën, Filipinet, Kroacinë, Venezuelën, Kenia dhe Iranin. Kompania nuk përmendi Mbretërinë e Bashkuar apo SHBA si vendet ku kishte ulur çmimet e saj.
Shkurtimet zbatohen për plane të caktuara çmimesh, me tarifat e abonimit që bien përgjysmë në disa raste.
“Ne jemi gjithmonë duke eksploruar mënyra për të përmirësuar përvojën e anëtarëve tanë. Mund të konfirmojmë se po përditësojmë çmimet e planeve tona në vende të caktuara,” tha një zëdhënës i Netflix.
Aksionet e firmës u mbyllën 3.4% më të ulëta në Nju Jork të enjten.
Netflix, i cili operon në më shumë se 190 vende, është përballur me konkurrencë të shtuar nga rivalët e transmetimit, duke përfshirë Amazon, HBO dhe Disney.
Vitin e kaluar, firma shkurtoi qindra vende pune dhe lançoi një opsion më pak të shtrenjtë transmetimi me reklama, ndërsa luftoi për të rritur pjesën e saj në tregun gjithnjë e më konkurrues të transmetimit.
Kompania gjithashtu po godet njerëzit që ndajnë abonimet e tyre.
Netflix prezantoi kufizime në ndarjen e fjalëkalimeve në më shumë vende në fillim të këtij muaji. Këto kërkojnë që klientët të paguajnë një tarifë shtesë nëse duan që miqtë dhe familja që nuk jetojnë me ta të ndajnë abonimin e tyre.
Verën e kaluar, Netflix zbuloi se kishte humbur pothuajse një milion abonentë midis prillit dhe fundit të qershorit pasi më shumë njerëz vendosën të linin shërbimin.
Megjithatë, në janar kompania tha se numrat e abonentëve ishin rritur në fund të 2022 .

T� tjera
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...
-
Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të ...
-
Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këng...
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...
-
Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin, për ndalimin e tregtimit të ...
-
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova të intensifikojë diplomacinë me SHBA-në
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova...


































