Nesër zgjedhjet lokale në Kroaci
Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 20 May 2017
Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kroacisë do të mbahet nesër më 21 maj 2017. Mbi 3,7 milionë votues të regjistruar kanë të drejtë do të zgjedhin rreth 9,500 zyrtarë lokalë nga 47 601 kandidatë.
Zgjedhjet për pushtetin lokal, si dhe zgjedhjet për Parlamentin e Kroacisë, mbahen çdo katër vjet. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në qoftë se një kandidat nuk zgjidhet me shumicë votash do të mbahet dy javë më vonë, më 4 qershor, 2017.
Fushata për zgjedhjet lokale ka zgjatur deri të shtunën, 19 maj, pas së cilës pason dita e heshtjes parazgjedhore, e cila shtrihet edhe në ditën e zgjedhjeve, deri në mbyllje të vendvotimeve.
Qendrat e votimit
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në nivel shtetëror do të jenë të hapura 6,618 vendvotime, kurse gjithsej 612 vendvotime do të ketë vetëm Qyteti i Zagrebit.
Kroacia ka 428 komuna, 127 qytete dhe 20 qarqe, ku këtij numri i shtohet edhe qyteti i Zagrebit i cili ka status të veçantë si qytet dhe si qark.
Shikuar në nivel qarqesh, numër rekord të vendvotimeve do të hapen në qarkun e Zagrebit, 636 vendvotime, pason qarku i Split-Dalmacisë me 604 vendvotime, ndërsa më së paku do të ketë Liçno-Senjska me 117 vendvotime. Në qytetin e Splitit do të hapen 165 qendra votimi, në Osijek 117 , Rijekë 101, dhe Zadar 71 vendvotime.
47,000 kandidatë
Për vende në qeverinë lokale në këto zgjedhje konkurrojnë 47.000 kandidatë, më pak se në zgjedhjet e vitit 2013. Bëhet fjalë për gjithsej 373 njësi zgjedhore dhe vetëqeverisëse me të cilat menaxhojnë 9.579 zyrtarë lokalë: kryetarë bashkie, kryetarë komune, zëvendësit e tyre dhe këshilltarët e qytetit, komunës dhe të qarkut.
Qytetarët kroatë me të drejtë vote do të zgjedhin 20 kryetarë dhe 51 zëvendës kryetarë qarku, 127 kryetarë të bashkive dhe 193 zëvendës të tyre, 428 kryetarë të komunave dhe 440 zëvendës të tyre.
Zëvendësit nga radhët e pakicave kombëtare apo popullit kroat, kanë 152 vende, kështu serbët zgjedhin më së shumti 87, kurse boshnjakët pesë.
Në zgjedhje 126 parti
Nga numri i përgjithshëm i listave dhe kandidaturave që arrin në 4,630, mësohet 374 lista nuk kanë përmbushur kuotën e kërkuar minimale të përfshirjes së femrave prej 40 për qind, për çka do të detyrohen të paguajnë gjoba. Këto dënime shkojnë për partinë dhe arrijnë deri në 40,000 kuna (5,500 euro).
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të qarqeve si dhe zëvendësve të tyre janë të regjistruar 3,719,157 votues.
Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga 12.406 vëzhgues, me licencë të lëshuar nga komisionet zgjedhore të qarkut ose nga ana e KSHZ-së vëzhgimi u jepet OJQ-ve, thuhet nga KSHZ.
Zgjedhjet vëzhgohen edhe nga 22 vëzhgues të huaj të komisioneve zgjedhore të vendeve të tjera, shoqatave të organeve zgjedhore dhe vëzhguesve të ambasadave të huaja në Republikën e Kroacisë.
Rezultatet për daljen e votuesve do të publikohen gjatë ditës, kurse sondazhet e para të daljes do të shpallen pas orës 19:00, ndërsa rezultatet paraprake të zgjedhjeve, KSHZ do t’i komunikojë rreth orës 21:00.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























