Lajme

Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 18 November 2021

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër seancën plenare nga dita e sotme.

Në rend të ditës do të jenë 32 pika që pritet të shqyrtohen.

Rendi i ditës:

-Advertisement-

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-058 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-074 për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

19. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

24. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,

26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

27. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

31. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

32. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

33. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

35. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

36. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera