Lajme

As nesër s’ka seancë për Demarkacion

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 12 March 2018

Të martën do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, mirëpo gjatë kësaj seance nuk do të votohet marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Së paku në pikat e rendit të ditës nuk përmendet askund votimi i kësaj marrëveshje.

Gjatë kësaj seance do të votohen rekomandimet e Interpelancës për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, do të këtë debat parlamentar për Raportin e 100 ditëve të punës së Qeverisë Haradinaj, do të shqyrtohet vendimi i qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë për Akreditim, e do të votohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

-Advertisement-

Por, se kur do të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet ende e paqartë, ani pse shumica e liderëve kanë paralajmëruar se kjo marrëveshje do të votohet gjatë kësaj jave, shkruan Infokusi.

Se nesër nuk do të mbahet seanca për Demarkacion, këtë e ka konfirmuar edhe deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Krasniqi.

Ai ka thënë se as nesër nuk ka demarkacion

“Nesër kemi seance, ama jo për demarkacionin”- ka shkruar Krasniqi në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook.

Ndërsa në një foto ka paraqitur edhe rendin e ditës për nesër.

Paralajmërim se Demarkacioni do tw votohet kwtw javë ka dhënë Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli. Madje, ai ka thënë se këtë marrëveshje do ta votojë edhe Lista Serbe, dhe se pas asnjë kusht.

Ndryshe, seanca për ratifikimin e kësaj marrëveshje është duke u shtyrë qe disa javë me radhë. Kjo pasi që Qeveria nuk po arrin që t’i sigurojë votat e nevojshme për kalimin e kësaj marrëveshje.

Ratifikimi i Demarkacionit s’ka qenë asnjëherë më afër gjatë këtyre tri vjetëve, që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Malin e Zi. Pengesa e vetme janë rreth pesë vota me të cilat do të arriheshin 2/3, aq sa duhen për të ratifikuar këtë marrëveshje./Infokusi/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera