Nesër publikohen rezultatet e votave me kusht
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 22 November 2017
Nesër zyrtarisht bëhet e ditur se kush mund të jetë kryetar i Prishtinës, pasi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të enjten nis numërimi i votave me kusht pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.
Koordinatori në QNR, Burim Ahmetaj, ka thënë se rezultati për Prishtinën do të bëhet i ditur nesër dhe për komuna të tjera, siç është edhe Prizreni.
Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa 97 vota me postë. Kurse, për Prizrenin ai ka thënë se akoma nuk është kompletuar, pasi të kompletohen do të dihet saktësisht sa vota me kusht dhe me nevoja të veçanta.
“Sot, gjatë gjithë ditës do t’i bëjmë të gjitha kontrollet në bazën e të dhënave, krahasimet e mundshme dhe do ta kemi raportin e verifikimit, dhe nesër do të mund të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave me postë dhe votave nga personat me nevoja të veçanta, që diku rreth 12 mijë vota është numri i tyre. Prioritet do t’i japim komunës më të madhe, ku do të numërohen votat me kusht që nënkupton se do të fillohet me komunën e Prishtinë dhe pastaj me komuna të tjera”, ka thënë Ahmetaj.
Përfaqësues të Shoqërisë civile, të cilët po monitorojnë procesin e numrit të votave, kërkojnë që procesi i numërimit të votave me kushte të bëhet transparent, meqë rezultati për Prishtinën dhe Prizrenin është mjaft i ngushtë.
Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi kanë thënë për KosovaPress se janë duke përcjellë punën që po bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në dy ndërrime dhe deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi, e cila mund të jetë një përpjekje qoftë te subjektet politike apo dikujt tjetër për të ndikuar në rezultatet të cilat kanë me qenë përfundimtare.
“Numërimi i votave me kusht është një prej akteve tash më të rëndësishme për shkak të rezultatit të ngushtë që është në Prishtinë dhe në Prizren sidomos. Është me rëndësi që ky proces të jetë transparent, partitë politike t’i kenë vëzhguesit e tyre këtu dhe kontestimet të cilat i bëjnë t’i kenë në bazë të fakteve dhe dëshmive që mund të paraqesin dhe jo në bazë të hamendjes që mund t’i kenë. Kjo do ta dëmtonte integritetin e procesit zgjedhor nëse do të ketë më shumë deklarata politike se sa paraqitje të fakteve”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se është me rëndësi që kur të bëhet numërimi i votave me kusht, të ketë edhe përfaqësues të mediave, ku mund të prezantohet në kohë reale edhe te publiku.
Mirëpo, për kërkesën e LDK-së dhe PDK-së që të bëhet rinumërimi i votave në Prishtinë dhe në Prizren, Krasniqi ka thënë se nëse nuk ka ankesa dhe fakte nuk ka arsye të bëhet rinumërimi i votave.
“Vendimet për rinumërim të kutive të votimit merren nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe vjen në bazë të ankesave, të cilat i bëjnë partitë politike. Nëse nuk ka një ankesë dhe paraqitje të fakteve, pse duhet bërë një rinumërim? Andaj, janë të pa arsyeshme dhe janë më shumë deklarata politike. Nëse këto argumentohen para Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, atëherë duhet të ketë një rinumërim dhe kjo nuk ka asgjë të keqe”, theksoi ai.
Burim Ahmetaj ka thënë se çdo vendim për rinumërim nga KQZ-ja, QNR-ja do ta zbatojë.
Krasniqi i KDI-së, ndër tjera, ka thënë se përderisa numri i votave, të cilat duhet të numërohen është më i madh se sa diferenca ndërmjet kandidatëve, atëherë gjithmonë ekziston mundësia për përmbysje të rezultatit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...