Nesër pjesa e dytë e testit të maturës, ky është ndëshkimi për kopjuesit e herës së parë
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 13 June 2022
Nesër do të mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, të cilit do t’i nënshtrohen mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në 176 qendra të testimit. Të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.
Siç njofton Ministria e Arsimit, në pjesën e dytë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve nga matematika, informatika, shkencat natyrore, fizika dhe kimia.
Ndërsa, sa i përket pjesës së parë të testimit, e cila është mbajtur më 4 qershor 2022, MASHTI thotë se ka nxjerrë një raport në të cilin janë evidentuar problemet që e kanë përcjellë procesin e mbajtjes së testimit, e të cilat janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit.
“Lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, MASHTI ka marrë të gjitha informatat nga terreni dhe ka marrë masat adekuate në mënyrë që në pjesën e dytë të testimit të eliminohen të gjitha papërgjegjësitë që janë evidentuar në pjesën e parë. MASHTI njofton se, bazuar në legjislacionin në fuqi, janë ndërmarrë masa ndaj gjashtë administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin nuk do t’u lejohet të përsërisin pjesën e parë të testimit, pra atyre do t’u llogariten pikët vetëm nga lëndët në pjesën e dytë të Testit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, MASHTI kërkon nga drejtoritë komunale të Arsimit që të marrin të gjitha masat e nevojshme, të cilat do të sigurojnë që pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë të organizohet sipas standardeve dhe rregullave të përcaktuara.
“Në mënyrë që pjesa së dytë e testimit të shkojë mirë, MASHTI ka krijuar një Grup Punues i cili do të bëjë monitorimin e procesit, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë nga krimet kibernetike, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe DKA-ve”.
MASHTI, gjithashtu kërkon nga DKA-të që në pjesën e dytë të Testit të sigurohen që: administruesit të arrijnë më kohë në Qendrën e Testimit, të kenë me vete Udhëzuesin me rregullat për administrimin e Testit, të respektojnë rregullat e administrimit të Testit sipas udhëzuesve të shpërndarë nga DVSM-MASHTI, të njoftojnë nxënësit për rregullat që duhet të respektojnë gjatë procesit të testimit, të mos lejojnë nxënësit që të hyjnë me telefon në Qendër të Testimit, të njoftojnë administruesit se do të përjashtohen nga procesi në rast të mos respektimit të përgjegjësive dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi.
Të tjera
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...
-
Sot nis java e krenarisë në Prishtinë, befason i moshuari me deklaratën e tij “Ata s’kanë faj, Zoti i ka fal qashtu”
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, do të fillojë sot Java e Krenarisë në ...
-
Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet belge
Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte s...
-
Provimi i maturës shtetërore u shpërnda në Viber, Qendra Shtetërore e Provimeve sot mban mbledhje
Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) sot (3 qershor) në kolegium ekspertësh d...
-
Reagon kundërkandidati për kryetar të Preshevës: Pse mandati i Ardita Sinanit s’do të zgjasë shumë ani pse u përkrah fuqishëm nga Kurti?
Kundër kandidati i Ardita Sinanit në zgjdhjet në Preshevë, Visar Memeti nga A...
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para Forumit të parë Ekonomik Kosovë...
-
ZPS për dëshmitarin e 70-të: Ishte anëtar i LDK-së i cili është ndaluar dhe rrahur
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...