Lajme

Nesër përurohet sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 01 August 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nesër do të përurohet sheshi “Adem Jashari në kryeqytet, në orën 19:00.

Punimet për këtë shesh kanë filluar në mars të këtij viti, e planifikuar për të qenë në formën e një shëtitoreje.

Sipas drejtorit të investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti, përfundimi i këtij sheshi ka përfunduar 9 ditë para afatit kohor që ishte caktuar.

-Advertisement-

Ky shesh i cili ka gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera