Nesër përfundon fushata zgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 08 June 2017
Fushata elektorale e subjekteve dhe koalicioneve politike përfundon nesër. Ata përveç që kanë drejtuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, kanë paraqitur para elektoratit të tyre planet për qeverisjen e ardhshme.
Fokusi i tyre ishte kryesisht të zhvillimi i ekonomisë, ku përfshiheshin rritja e buxhetit, zbutja e papunsisë, përkrahja për bizneset dhe prodhuesit vendor, po nuk munguan as premtimet për rritjen e pagave, pensioneve.
E derisa të shtunën është heshtje zgjedhore, të dielën, duke filluar nga ora 07:00, janë 1872941 qytetarë të Kosovës me të drejt vote që do ta kenë mundësinë të votojnë për subjektin apo koalicionin politik, si dhe për deputetët që do t’i përfaqësojnë në mandatin e ardhshëm.
Numri i qendrave është 889 me 91 qendra të votimit të shtuara në krahasim me zgjedhtë e vitit 2014-të. Janë 118448 votues të rijnë në këto zgjedhje që përfshihen për herë të parë.
Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 4 mijë e 887 vëzhgues, që përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata dhe institucione ndërkombëtare, si dhe organizata jo-qeveritare vendore.
Kurse, në ditën e zgjedhjeve komisionerët do ta nënshkruajnë një kod të mirësjelljes për t’iu përmbajtur rregullave dhe ligjit.
Policia ka bërë një urdhër operativ me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore, përcjelljën e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor dhe inicimin dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale-penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë-sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.
Ndërsa, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se është paraparë që, në të gjitha rastet kur kanë informata se në qendrat e votimit dhe në vendvotime ka keqpërdorime të procesit zgjedhor nga stafi i emëruar i KQZ-së, Kryesuesi i këshillave të vendvotimeve dhe anëtarët tjerë që janë të obliguar të raportojnë keqpërdorimet e nuk e bëjnë, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime operative me qëllim të verifikimit të tyre dhe në bazë të kompetencave që kanë do të njoftojnë Prokurorin kujdestar i cili vendos për inicimin e procedurave ligjore.
Sipas tyre, vëmendje do t’i kushtohet edhe deklaratave publike në formë të informatave të pavërteta apo të pakonfirmuara, duke shtuar se nga e kaluara kanë pasur raste të deklaratave të tilla të cilat kanë mundur të jepen për interesa të caktuara, por kanë ndikuar negativisht në opinion lidhur me procesin zgjedhor.
Ata ka thënë se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...