Lajme

Nesër Parada e Krenarisë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 09 October 2019

Për të tretën herë, në Kosovë do të organizohet “Parada e Krenarisë”.

Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet nesër (10 tetor) duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

E në fund, do të ketë edhe një koncert, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Gjatë Javës së Krenarisë, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.

“Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi.Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni.Na rreh zemra për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të paradës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera