Lajme

“Nesër Osmani dhe Sadriu do të ndjekin garën e kalorësve në Kroaci”

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 03 August 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq.

Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinj Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.

Siç shkruan Index.hr, lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë.

-Advertisement-

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinj Alka [Unaza e Sinjit] me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinj Alka. Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorësore në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në këtë udhëtim Osmani do të jetë e shoqëruar nga zotëriu i parë, Prindon Sadriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera